Policia e Kosovës ka njoftuar se në afërsi të një lokali në Mitrovicën e Veriut është djegur flamuri i Serbisë.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se pas shikimit të video-incizimeve “është vërejtur se aty pranë kanë kaluar katër persona të panjohur dhe dyshohet se njëri prej tyre i ka vënë flakën flamurit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për KOHËN se bëhet fjalë për flamurin e Serbisë.
Rasti është nën hetim për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.