Gjashtë lokale të vogla janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e së enjtes te tregu i gjelbër në rrugën “Ilaz Ahushi”, në Prishtinë.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, ka thënë se është arritur të vihet nën kontroll zjarri për një periudhë të shkurtër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në ora 05:45, është pranuar informata për zjarr në lokale te Tregu i Gjelbër. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me të arritur është parë se zjarri kishte përfshirë gjashtë lokale. Është ndaluar përhapja e zjarrit dhe për një kohë të shkurtër është vendosur nën kontroll zjarri”, tha Gashi për KOHËN.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në njoftim.

