Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj të enjten, me dyshimin se ka dhunuar një 71-vjeçare.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për KOHËN, se aktualisht Policia është në fazën e hetimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi në fazën e hetimit dhe nuk mund të japim më shumë detaje”, tha ai.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, i tha KOHËS se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Brenda afatit të paraparë ligjor do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë”, tha Preteni.
KOHA ka raportuar që nga e mërkura për rastin, ndërsa i dyshuari thuhet se është burrë i moshës së re.