Ka dështuar seanca në rastin ku deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, akuzohet për përdorimin e armës ose mjetit të rrezikshëm lidhur me gazin lotsjellës në Kuvend. Deputeti Lekaj dhe avokati i tij, Arianit Koci, kanë munguar në seancë.
Gjyqtarja Edita Çanta ka thënë se avokati Koci e ka lajmëruar për mosprezencën e tij dhe ka kërkuar shtyrje të seancës pasi është në udhëtim jashtë vendi “duke ia bashkëngjitur si provë biletën e udhëtimit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq për Lekajn, gjyqtarja ka thënë se Posta e Kosovës ia ka kthyer ftesën për herë të dytë për seancë me përshkrimin “i panjohur” që do të thotë se nuk e kanë gjetur adresën e tij.
"Edhe pse gjykata e ka bërë verifikimin e adresës për të pandehurin Pal Lekaj nga stacioni policor në Gjakovë, sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata, të njëjtit i është drejtuar ftesa në adresën siç është cekur në urdhëresë, mirëpo nga fletëkthesa rezulton që pala është e panjohur", ka thënë gjyqtarja Edita Çanta.