Kronikë

Dërgohet në QKMF pa shenja jete, Policia nis hetim

Policia e Kosoves

Policia ka nisur hetim mbi një vdekje në Dragash. 

Sipas Policisë, viktima u dërgua pa shenja jete në QKMF-në e Dragashit të hënën. 

“Raportohet se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash është sjellë pa shenja jete viktima femër kosovare, kurse me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.