Kronikë

Dërgohet në mbajtje njëri nga të plagosurit në Prishtinë

Policia e Kosoves

Foto-Ilustrim

Njëri prej personave që është plagosur nga të shtënat me armë të martën në Prishtinë është dërguar në mbajtje. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ai është intervistuar. 

“Lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar i cili po ashtu ishte duke u trajtuar në QKUK është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. 
Në këtë rast kanë vdekur dy persona. Një prej viktimave ishte një 30-vjeçar që vdiq atë mbrëmje në vend, kurse një 48-vjeçare vdiq të mërkurën pasi e plagosur ishte dërguar në QKUK.
Policia të mërkurën ka bërë të ditur se 48-vjeçarja e cila u vra, nuk ishte pjesë e palëve të përfshira në rast, por në momentin e të shtënave “ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj”.
Lidhur me këtë rast një person është ndaluar lidhur, ndërkaq, katër të tjerë të dyshuar janë ende në kërkim. 

Të mërkurën Policia e Kosovës përmes faqes zyrtare të saj në Facebook ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve që kërkohen si të përfshirë direkt me vrasjet. Policia ka kërkuar ndihmën e çdokujt për informacion lidhur me vendndodhjen e të dyshuarve.

“Personat e dyshuar Ahmet (Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha kërkohen për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhë mbrëmë”, thuhet në njoftim.