Gjykata Themore në Prishtinë ka shqiptuar dënim me burg për dy fermerë të akuzuar për dhënie ryshfeti në rastin “Subvencione 4” pasi të pandehurit Gjon Musolli dhe Halit Berisha e pranuan fajësinë më 12 shkurt.
Musolli u dënua me 2 vjet e gjashtë muaj burgim e 4000 euro gjobë, ndërsa Berisha me një vit burgim dhe 3000 euro gjobë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë shqyrtimin fillestar të mbajtur muajin e kaluar Gjon Musolli e pranoi fajësinë për dhënie ryshfeti në vazhdimësi, ushtrim ndikimi e mashtrim me subvencione, kurse Halit Berisha për dhënie ryshfeti dhe mashtrim me subvencione.
Gjykimi për tetë zyrtarët e tjerë është në fazën e kundërshtimit të aktakuzës, meqë ata nuk e kanë pranuar fajësinë në shqyrtim fillestar.