Një varr është dëmtuar në Kamenicë mbrëmjen e së mërkurës.
Sipas Policisë, të përfshirë kanë qenë disa persona.
Të dyshuarit nuk janë identifikuar ende, por rasti po hetohet.
“Është raportuar se është dëmtuar një varr nga persona të panjohur. Njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.