Policia ka njoftuar se shenjat e trafikut në fshatin Zllash të Prishtinës janë dëmtuar.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se në vendngjarje është vërejtur se ato janë dëmtuar nga predhat e armëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu në afërsi janë gjetur 40 gëzhoja kalibrash të ndryshëm dhe tre fishekë.
Nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.
“Më 12.04.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se shenjat e trafikut janë të dëmtuara. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vërejtur se shenjat e trafikut janë të dëmtuara nga predhat e armëve dhe në afërsi të shenjave janë gjetur 40 gëzhoja kalibrash të ndryshëm dhe tre fishekë. Gëzhojat dhe fishekët janë sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.