Kronikë

Cvetkoviq pranon fajësinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Cvetkoviq pranon fajësinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë nga Stefan Cvetkoviq për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit. 

Gjykata i ka shqiptuar gjashtë muaj burgim me mungësinë që t’i zëvendësohet me gjobë prej 1 mijë euro.

Cvetkoviq akuzohej se më 10 qershor në Shtërpcë qëllimisht ka nxitur urrejtje dhe mosdurim mes grupeve etnike në Kosovë, përmes veprimeve publike në një festë fetare. 

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e mirëpret vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për aprovimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë nga S.C., për veprën penale ‘nxitje e përçarjes dhe mosdurimit’. Pas ngritjes së aktakuzës, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar marrëveshjen, duke i shqiptuar të pandehurit gjashtë muaj burgim me mundësinë që të zëvendësohet me gjobë prej 1000 eurosh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.