Gjykata Rajonale e Bielefeld ia ka shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm 34-vjeçarit Huseyin A. për vrasjen e boksierit Besar Nimani.
Gjykata ka shqiptuar dënimin të martën, transmeton “Radio Bielefeld”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktgjykimi ende nuk është përfundimtar, pasi mund të apelohet në Gjykatën Federale në Kralsruhe brenda një jave.
Gjykata e Bielefeldit ka pranuar propozimin e Prokurorisë për t’i dhënë dënim të përjetshëm Huseyin A.
Gjykatësi tha se viktima, Nimani, ishte i pambrojtur kur dy persona të armatosur qëlluan gjithsej 15 herë në të në Bielefeld.
I dyshuari i dytë, Aymand Dawoud Kirit është ende në arrati dhe ndaj tij është lëshuar udhërarrest ndërkombëtar.
Besar Nimani ishte vrarë më 9 mars të vitit të kaluar.
Huseyin ishte arrestuar në korrik të vitit të kaluar. Ndërkohë më 26 shkurt të këtij viti, në përfundim të seancës gjyqësore ndaj Huseyinit, kishte pasur të shtëna në afërsi të gjykatës ku ishin plagosur dy anëtarë të familjes së të dënuarit tashmë.
Vëllai dhe motra e të ndjerit Besar Nimani ishin dorëzuar në polici, pasi ishin shpallur në kërkim si të dyshuar për këtë ngjarje.