Kronikë

Bie nga kati i gjashtë një punëtor, dërgohet në QKUK

Nderimtari - punetor

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një punëtor ka rënë nga kati i gjashtë i ndërtesës ku po punonte në Gjilan të premten. 

Pas trajtimin në Spitalin e Gjilanit, ai është dërguar në QKUK. 

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa kishte qenë duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, kishte rënë nga kati i gjashtë dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor në Gjilan, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.