Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Biçiklisti pëson lëndime të rënda pas një vetaksidenti në Prishtinë

biçiklist

Ilustrim

Një biçiklist ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, aksidenti ka ndodhur më 17 2025, rreth orës 20:45.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë aksident është përfshirë vetëm biçiklisti – mashkull, shtetas i Kosovës – i cili për arsye ende të panjohura ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore për të kryer hetimet e nevojshme, ndërsa viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po vazhdon të trajtohet për lëndimet e marra.