Në Qendrën Korrektuese të Dubravës të shtunën është kryer bastisje për parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe forcimin e sigurisë brenda institucionit.
Gjatë operacionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe hapësirat e jashtme të institucionit, kuzhina, lavanderia, salla e sportit dhe ambientet tjera përcjellëse, ka njoftuar SHKK.
Në aksion përveç zyrtarëve korrektues janë përfshirë edhe njësi të tjera, si ai special K9.
Pas bastisjes, nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme, njoftoi tutje SHKK.