Kronikë

Bastisje në Dubravë, gjenden telefona e narkotikë

bastisje

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se të hënën në mëngjes është, gjatë kryerjes së një kontrolli në aksion kontrolli dhe bastisjeje në zonën e bujqësisë, te serat në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët e sigurisë kanë hasur në dy paketime të mbështjella me qese najloni. 

Qeset janë gjetur rreth 20 metra afër murit të jashtëm dhe kontrolli është kryer bazuar në informacione të besueshme të pranuara më herët. 

Në një njoftim të SHKK-së thuhet se pas hapjes së tyre janë gjetur katër telefona mobil, katër adapterë për mbushjen e telefonave, dy palë kufje, si dhe dy paketime të tjera të mbështjella me substancë të dyshuar narkotike, me peshë totale prej 10 gramësh së bashku me mbështjellësin.

Materialet e konfiskuara thuhet se janë siguruar sipas procedurave ligjore, ndërsa është njoftuar edhe Policia e Kosovës për hetime të mëtejme.