Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Bastisje në “Aktash” për vrasjen e 2024-s, arrestohet një person

Vrasja në Aktash

Foto: Driton Paçarada

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se të martën është zhvilluar një urdhër kontroll në një lokacion në lagjen “Aktash” në Prishtinë, pasi në shtatorin e 2024-s kishte mbetur i vrarë një person si pasojë e një incidenti me armë.

Themelorja ka njoftuar se gjatë bastisjes është arrestuar një person për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë kontrollit, në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë, që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.

“Po ashtu, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale. Hetimet janë duke vazhduar në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Një person kishte mbetur i vdekur e pesë të tjerë të plagosur pas sulmit me armë në këtë rast.