Politikani serb në veri, Aleksandar Arsenijeviq, është arrestuar e më pas është liruar nga Policia e Kosovës pasi s’ka zbatuar urdhrin policor.
Shefi i Njësisë Operative të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Petrit Fejza, i ka thënë KOHËS të dielën se atij i është shqiptuar një tiketë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po është dërguar në stacionin policor, iu ka shqiptuar një tiketë dhe më pas është liruar”, ka thënë Fejza.
Arsenijeviq ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook ku shihet duke u ndaluar nga Policia, derisa fishkëllente me bilbil.
Ai e lidhi arrestimin e tij me vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Mitrovicë.
"Kur vjen Kurti, duhet të pastrohen rrugët nga serbët”, ka shkruar ai.