Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet zyrtari i gjendjes civile në Kamenicë, regjistroi fëmijën pa praninë e njërit prej prindërve

arrestim

Foto: Ilustrim

Një zyrtar i gjendjes civile në një nga fshatrat e komunës së Kamenicës është arrestuar të martën nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar ka mundësuar regjistrimin e fëmijëve të një shtetaseje femër kosovare pa prezencën apo pajtimin e prindit tjetër – babait, duke shkelur kështu procedurat ligjore për regjistrimin civil.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me urdhër të prokurorit, zyrtari i dyshuar është dërguar në masën e ndalimit, ndërsa nëna e fëmijëve është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente dhe pritet që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore ndaj të përfshirëve.