Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet shtetasi turk në Prishtinë, i gjendet botoks në vlerë 150 mijë euro

Policia

Foto: Ilustrim

Një shtetas turk është arrestuar në Prishtinë për prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore. 

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka gjetur tek ai botoks në vlerë rreth 150 mijë euro. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, i kanë sekuestruar edhe 11,160 euro para kesh. I dyshuari është dërguar në mbajtje. 

“Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas sigurimit të provave ka ndaluar një të dyshuar mashkull shtetas turk, tek i cili kanë gjetur një sasi  të materialit që përdoret në mjekësi (botoks). Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një sasi tjetër e materialit të njëjtë që është sekuestruar nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë. Vlera totale e materialit të sekuestruar sipas çmimit në treg sillet rreth 150 000 €”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.