Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës për përdorim të dokumentit të falsifikuar

arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Një shtetas i Turqisë është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka tentuar të udhëtojë me dokument udhëtimi të falsifikuar.

Sipas raportit policor, arrestimi ka ndodhur rreth orës 09:40 në Aeroportin Adem Jashari, ku gjatë procedurave të kontrollit është konstatuar se i dyshuari po përpiqej të kalonte kufirin duke përdorur një dokument të dyshuar si të falsifikuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe njoftimit të prokurorit kompetent, është vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente hetimore.