Policia e Kosovës ka iniciuar rast ndaj një shtetasi të Shqipërisë pasi ditë më parë i janë gjetur dhe sekuestruar 7 bidonë të mbushura me lëndë të panjohura, e më 9 qershor është vërtetuar se lënda ka qenë material që mund të përdoret edhe për eksploziv.
Sipas njoftimit, i dyshuari më 3 qershor është ndaluar në pikën kufitare të Vërmicës, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt..
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti po hetohet si “dërgim apo transportim i kundërligjshëm i lëndëve eksplozive ose lëndëve ndezëse”.
“PKK Vërmicë 03.06.2025-20:20. Ditë më parë është ndaluar i dyshuari shtetas i R. Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit të automjetit i janë gjetur dhe sekuestruar 7 bidon të mbushura me lëndë të panjohura. Më 09.06.2025 është vërtetuar se lënda është material i cili mund të përdorët edhe për eksploziv. Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë policor.