Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Gjilan, i cili dyshohet për përfshirje në një skemë të manipulimit me dokumente të falsifikuara që lidhen me prona të paluajtshme.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari D.G. (i lindur në vitin 1983) është arrestuar më 22 prill pas një hetimi të gjatë rreth njëvjeçar, të zhvilluar nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë hetimeve janë gjetur dëshmi të qëndrueshme që tregojnë se i dyshuari, në mënyrë të rrejshme dhe me dokumentacion të falsifikuar, ka mashtruar disa persona duke u dhënë autorizime të rreme për prona të cilat nuk ishin në pronësi të tij”, thuhet në komunikatën e policisë.
Si pasojë e këtij manipulimi, viktimat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Të gjitha dokumentet dhe provat e mbledhura gjatë hetimit janë konfiskuar dhe do të përdoren si dëshmi në procedurat gjyqësore.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.