Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e një laboratori të drogës në Leposaviq, njoftoi Besim Hoti, Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut
Ai i tha KOHËS se arrestimi u bë të martën, me urdhër të gjykatës. I arrestuari dyshohet se kishte në pronësi një laborator droge në fshatin Leshak të Leposaviqit, që ishte shkatërruar nga Policia e Kosovës më 1 korrik. Nga atëherë personi me inicialet G.J. ishte në kërkim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVlera e laboratorit, sipas Policisë, kishte vlerën e 250 mijë eurove.