Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet personi që keqtrajtoi një qen në Prishtinë

Arrestim

Foto: Ilustrim

Policia ka identifikuar personin që ishte parë duke e keqtrajtuar një qen në Prishtinë në fund të prillit.

Policia e ka arrestuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Njësitë policore duke vepruar në bazë të autorizimeve të marra nga prokurori, më 03.05.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi i njëjti është parë në disa video incizime duke e keqtrajtuar një kafshë (qen). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia në raportin ditor.