Një zyrtar publik i gjendjes civile është arrestuar për marrje të ryshfetit.
Siç bëhet e ditur nga Policia, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë gjatë veprimeve hetimore ka siguruar dëshmi relevante që çojnë në dyshimin se i njëjti ka kërkuar dhe pranuar para në këmbim të një shërbimi zyrtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Policia ka ndërhyrë në momentin e pranimit të shumës së dyshuar si ryshfet dhe ka arrestuar personin në flagrancë”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale relevante për rastin.
I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Rasti është cilësuar si “Marrje e ryshfetit”. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.