Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmim”.
Inspektorati Policor njoftoi se kishte pranuar informacione nga ankuesja e cila ka denoncuar rastin ku zyrtari policor dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme.
“Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.
IPK ka thënë se në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojë të ndërmarr edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.
-
Arrestohet i dyshuari për ngacmim seksual në Obiliq
-
Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë për ngacmim seksual
-
Arrestohet nën dyshimin për dhunë në familje një zyrtar policor i Njësisë Speciale
-
IPK-ja arreston zyrtarin policor në Prizren nën dyshim për dhunë në familje