Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Komunën e Gjilanit, ku njëri është zyrtar në këtë komunë dhe tjetri fermer. Zyrtari është arrestuar për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe tjetri për mashtrim me subvencione.
Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKOHA ka mësuar se të arrestuarit po trajtohen nga Gjykata Themelore në Gjilan dhe nuk kanë të bëjnë me rastin “Subvencioni 2021”.