Një shtetas i huaj është arrestuar në Prizren pasi ka kanosur zyrtarët policorë, menjëherë pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ndodhi të martën në mëngjes. I dyshuari – mashkull – ka reaguar me kërcënime ndaj policëve pasi atyre iu desh t’i shqiptonin një tiketë për shkelje në komunikacion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka arrestuar të dyshuarin. Me vendim të prokurorit kompetent, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.