Kronikë

Arrestohet një person që e nisi veturën vrullshëm drejt një polici

Arrestim

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Gjilan për sulm ndaj personit zyrtar.

Policia ka thënë se i dyshuari pasi është ndalur nga polici, ka tentuar që vrullshëm të shkojë drejt zyrtarit por se polici ka arritur t’ia marrë çelësat e veturës dhe ta fikë veturën.

Të dy kanë marrë trajtim mjekësor, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, pasi që nuk ka respektuar zyrtarin policor për të ndaluar veturën e tij dhe i njëjti pasi është ndalur me veturë ka nisur veturën vrullshëm në drejtim të policit, ku polici ka arritur përmes xhamit të hapur t’ia marrë çelësat e veturës dhe të fikë veturën. Zyrtari policor dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin  ditor të PK-së.