Policia e Kosovës e ka ndaluar një person të dyshuar për falsifikim të dokumenteve, pasi gjatë një kontrolli rutinor, i dyshuar është prezantuar me një identitet tjetër dhe me letërnjoftim fals.
Sipas njoftimit policor, zyrtarët policorë po ashtu kanë gjetur edhe një patentë-shofer të falsifikuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë rast është njoftuar edhe prokurori, që ka iniciuar rast si “falsifikim i dokumenteve”, derisa autoritetet policore po kryejnë hetime rreth dyshimeve edhe për kryerje të veprës penale “vjedhje e identitetit dhe kredencialeve”.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Lidhur me rastin nga i dyshuari janë konfiskuar dokumentet që dyshohet se janë të falsifikuara dhe pas intervistimit nga hetuesit e NJRHKEK – Mitrovicë Veri me aktvendim të prokurorit kompetent i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin policor.