Kronikë

Arrestohet një person në Prishtinë pasi rrahu prindërit

arrest

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike, psikike dhe ka kanosur prindërit e tij.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit të së martës, ndërsa pas raportimit të rastit, i dyshuari është ndaluar nga policia dhe është intervistuar në prani të prokurorit të shtetit.

Sipas vendimit të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.