Kronikë

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

Arrestim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Podujevë të enjten nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve. 

A.B. dyshohet se ka përdorur një vulë jozyrtare, duke falsifikuar dokumente për regjistrimin e së paku një automjeti.

I dyshuari është dërguar në mbajtje. 

“Sot në Podujevë  nga zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person të dyshuar për veprën penale falsifikim i dokumenteve. Personi i arrestuar A.B, (mashkull), dyshohet se duke përdorur një vulë jozyrtare, ka  falsifikuar dokumente për regjistrimin e së paku një automjeti. Me urdhër të prokurorit kompetent, është kryer kontroll në zyrën e tij – agjenci sigurimi, ku janë gjetur dhe sekuestruar një vulë dhe disa prova materiale që ndërlidhen me rastin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.