Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në rajonin e Pejës pasi dyshohet se ka falsifikuar para. Hetimi ka nisur pas denoncimit të një qytetari që i kishte pranuar 9.000 dollarë amerikanë, në emër të kthimit të një borxhi për shitblerje veturash.
Policia njoftoi se i dyshuari është identifikuar dhe i janë sekuestruar paratë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas intervistimit në prani të avokatit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti u iniciua si "falsifikim i parasë.
“Hetimi është në vazhdim dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rastin. Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, do të vazhdojë të ndjekë me prioritet çështje të tilla për të garantuar sigurinë dhe integritetin financiar të qytetarëve të vendit”, thuhet në njoftimin policor.