Policia e Kosovës ka njoftuar se mesditën e së martës në Leposaviq është arrestuar një i dyshuar pasi po shiste bluza me mbishkrime nacionaliste.
Policia më pastaj kreu bastisje edhe në shtëpinë e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi njësitet policore gjatë patrullimit kanë vërejtur se në një lokal-pronë e të dyshuarit janë duke u shitur bluza me mbishkrime nacionaliste me përmbajtje të veprës penale ‘nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit’, stikersa të ndryshëm, elektro-shok dhe sprej OC. Në konsultim me prokurorin, njësitet policore kanë kryer bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit.”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.