Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar një person që dyshohet se kishte vjedhur rroba në një lokal.
Sipas Policisë, i dyshuari nga lokali në Prishtina Mall vodhi rroba në vlerë 1,000 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyshuari është shtetas i Maqedonisë së Veriut.
“Me datë 25.07.2025 pas hetimeve lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari shtetas i RMV-së, pasi që i njëjti me datë e cekur në një lokal-butik, kishte vjedhur rroba në vlerë rreth 1000 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.