Një person është arrestuar mbi dyshimin për zjarrvënie në fshatin Katundi i Ri në Pejë, të enjten.
Policia ishte njoftuar në mëngjes për një zjarr dhe në vendngjarje ka vërejtur se ishte përfshirë nga flakët njё garazhё, ku brenda saj kishte dy vetura me targa vendore dhe disa mjete tё punёs.
Ekipi i zjarrfikësve dhe eksperti i zjarreve kanë qenë në vendngjarje po ashtu. Pas hetimeve, është identifikuar edhe i dyshuari.
“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, sot me datё 14.08.2025, rreth orёs 10:00, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili dyshohet se e ka kryer kёtё vepёr penale. Pas intervistimit nga hetuesit, nё prezencën e avokatit mbrojtёs i dyshuari, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet në njoftimin e PK-së.