Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Gjilan

arrestim

Foto: Ilustrim

Një sulm seksual është raportuar të ketë ndodhur të martën në Gjilan ndaj një gruaje. 

Në raportin 24-orësh, Policia nuk ka dhënë detaje lidhur me rastin, veçse dyshohet se ka ndodhur rreth orës 12:30. 

“Sulm seksual - Gjilan 27.01.2026-12:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari”, thuhet në njoftim. 

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.