Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për shitblerje të narkotikëve

n

Njësiti për hetimin e trafikimit me narkotik i Prizrenit bashkë me hetuesit e Suharekës kanë kryer kontrollin e një lokacioni dhe kanë arrestuar të dyshuarin A.Gj. mbi dyshimin për përfshirje në trafikim me narkotikë. 

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim: 42 doza qese plastike me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme 37.98 gram, njё grinder/mulli, njё telefon mobil etj”, njoftoi Policia. 

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Lidhur me rastin me aktvendim nga prokurori, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.