Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Shtime

Arrestohet

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për një rast të dhunimit që thuhet se ka ndodhur më 24 maj në Shtime.

I dyshuari thuhet se është arrestuar të enjten.

“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, me 29.05.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit thuhet se është dërguar në mbajtje.