Një person është arrestuar të mërkurën pasi dyshohet se para disa javësh dhunoi një grua në Deçan.
Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, kurse i dyshuari në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti para disa javësh, ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është intervistuar lidhur me rastin, ndërsa viktima me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore gjinekologjike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.