Një person që dyshohej për 11 raste të vjedhjeve të rënda është arrestuar nga Policia në rajonin e Pejës.
I dyshuari raportohet se me një person tjetër gjatë qershorit, korrikut e gushtit kanë kryer vjedhjet.
“Kёto vjedhje tё rёnda janё kryer nё shtëpi dhe lokale tё ndryshme nё qytetin e Pejёs, ku nga tё dyshuarit janё vjedhur para dhe sende tё ndryshme”, njoftoi Policia.
Pas intervistimit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndërsa i dyshuari tjetёr ёshtё nё arrati.