Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar në Pejë, i konfiskohen nëntë armë në formë stilolapsi

Arrestohet një i dyshuar në Pejë, i konfiskohen nëntë armë në formë stilolapsi

FOTO: Policia e Kosovës

Një person është arrestuar nga Policia nën dyshimin për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi gjatë një intervenimi në fshatin Carrabreg të Deçanit, tek ai janë gjetur dhe sekuestruar nëntë armë të maskuara në formë stilolapsi dhe katër fishekë.

Sipas njoftimit nga Policia, më 29 korrik rreth orës 15:00, janë njoftuar për një përleshje mes dy personave në fshatin Carrabreg. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe gjatë trajtimit të rastit kanë gjetur armët e dyshuara tek njëri nga personat e përfshirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me urdhër të prokurorit të shtetit, është kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë tjetër e kundërligjshme.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.