Policia e Kosovës e ka arrestuar një 24-vjeçar në Vushtrri të hënën pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së një personi.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në fshatin Stanovc, ku të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja dhe një armë e gjatë AK-47 me 26 fishekë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, derisa prokurori i rastit ka marrë vendim t’i caktojë masën e ndalimit prej 48 orëve.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të çështjes, ku pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë në Facebook.