Kronikë

Arrestohet një 21-vjeçar, dyshohet se i sulmoi disa policë në Kaçanik

Policia /ilustrim

Një person është arrestuar në Kaçanik të hënën pasi dyshohet se i ka sulmuar fizikisht disa zyrtarë policorë.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Çaka” në orën 23:00, ku policët u sulmuan nga i dyshuari teksa tentonin ta arrestonin.

I dyshuari është 21-vjeçar, me inicialet B.M, derisa gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës e ka pranuar se posedonte dy thika në veturë.

Ndaj tij janë iniciuar rastet “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “armëmbajtje pa leje”.