Kronikë

Arrestohet një 19-vjeçar në Prishtinë për grabitje në tentativë

Arrestim

Një 19-vjeçar është arrestuar të martën mbrëma në Prishtinë për një tentim grabitje në Kodër të Trimave. 

I dyshuari B.M. është dërguar në mbajtje për 48 orë, raporton Policia e Kosovës.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar një person të dyshuar, i cili mbrëmë nën kërcënimin armës dyshohet se ka tentuar të kryejë një grabitje në Prishtinë. Falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve të stacionit policorë Veriu në Prishtinë, si dhe punës intensive hetimore dhe operative, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit: B.M., mashkull, 19 vjeç. Pas arrestimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Grabitje’ në tentativë, si dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Me urdhër të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.