Kronikë

Arrestohet një 18-vjeçar në Vushtrri, dyshohet se dogji dy hektarë arë me grurë

Digjet ara me grurë në Vushtrri

Një 18-vjeçar është arrestuar të dielën në Vushtrri nën dyshimin se ka djegur një arë me grurë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Sfaraqak.

I dyshuari, gjatë intervistimit thuhet se e ka pranuar që i ka vënë zjarrin disa mbeturinave pa menduar për pasojat.

“Zjarri kishte përfshirë një arë me grurë prej dy hektarësh e gjithashtu edhe një sipërfaqe të madhe me hamullaje”, thuhet në njoftim.

Zjarri është lokalizuar.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “Zjarrvënie”.