Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.
Sipas njoftimit të Policisë ai është arrestuar të hënë në mbrëmje.
“Me datë 19.01.2026, rreth orës 20:30, zyrtarët policorë të Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (DBNP) – ekipi FAST, kanë lokalizuar dhe arrestuar personin, i cili ishte i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ai thuhet se pas arrestimit dhe në bazë të urdhrit të Prokurorit Kujdestar, është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje
-
Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania
-
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafikim narkotikësh
-
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për grabitje
-
Kërkohej nga Danimarka për vrasje, arrestohet në Prishtinë