Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet në Gjermani 62 vjeçi kosovar i kërkuar nga Shqipëria për ngacmim seksual e kanosje

Arrestohet

Foto: Ilustrim

Policia në Shqipëri ka njoftuar së një kosovar 62-vjeçar është arrestuar në Gjermani, pasi shteti shqiptar e kishte shpallur në kërkim. 

F. I. dyshohet për disa vepra penale, përfshirë “kanosje” dhe “ngacmim seksual”.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 03.02.2022, i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Kanosja’, ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’ dhe ‘Ngacmimi seksual’”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Shtetasi F. I. dyshohet se ka kanosur një shtetase shqiptare për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje. 

“Kapja e këtij shtetasi ishte rezultat i informacionit të siguruar nga Policia shqiptare dhe i shkëmbimit të tij me homologët gjermanë. Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden po kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri”, thuhet në njoftim.