Një person është arrestuar të hënën në Fushë-Kosovë nën dyshimin se e ka kanosur gjyqtarin që po e gjykonte djalin e tij
Rasti ka ndodhur gjatë mbajtjes së seancës gjyqësore.
“Rr. Tahir Zemaj, Fushë Kosovë 17.11.2025 – 14:32. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë seancës gjyqësore kishte kanosur gjyqtarin, i cili ishte duke gjykuar djalin e të dyshuarit”, thuhet në njoftim të policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.