“Sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, është arrestuar personi i dyshuar: M.G, mashkull, ( i mitur) shtetas i Republikës së Kosovës. I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 04.11.2025, në rrugën “Mark Sopi“, në Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.